Kurti përkujton masakrën e 21 prillit në Makoc

19 prill 2020 | 11:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 21 prillit 1999 në fshatin Makoc. Në një shkrim publikuar në “Facebook”, Kurti tha se forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm.

“Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar. Këtu po i shfaqim edhe dy fotografi të Ridvan Slivovës nga ajo kohë e ky vend”, ka shkruar Kurti.

Ai, po ashtu, ka njoftuar se me këshilltarin e vet politik, Shkëlzen Gashi, sot ka bërë nderime dhe kanë vendosur lule të freskëta te Memoriali në Makoc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 14…