Panamaja vendos në xhungël mijëra emigrantë si pasojë e Covid-19

19 prill 2020 | 11:54

Rreth 1.700 migrantë pa dokumente që shkojnë në SH.B.A. janë duke u mbajtur në një kamp xhungle nga autoritetet e Panamasë pasi disa persona janë infektuar nga koronavirusi.

Ata po mbahen në La Penita, afër kufirit kolumbian, në objektet e dizajnuara për të akomoduar rreth 200 njerëz.

“Shtatëmbëdhjetë migrantë janë infektuar me koronavirusin e ri,” thanë autoritetet.

Të infektuarit tashmë janë larguar nga kampi, shkruan Aljazeera.

Në Panama, e cila ka 4,273 raste pozitive, prej të cilave 120 viktima po trajton migrantët në tre pika kufitare të përkohshme, ku qeveria, UNICEF dhe Kryqi i Kuq u sigurojnë atyre ujë, ushqim dhe kujdes mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa besimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila…