Italia po merr frymë më lehtë

19 prill 2020 | 11:46

Në Itali është raportuar për 482 vdekje të reja nga virusi “korona”. Ky është numri më i ulët që nga java e kaluar sa iu përket vdekjeve të njerëzve. Derisa numri i përgjithshëm i të vdekurve, që kur është paraqitur kjo sëmundje, ka arritur në 23 227. Rastet e reja me të infektuar që ranë përkohësisht janë shtuar për 3 491, duke arritur në 175 925 numri i përgjithshëm i të sëmurëve. Por, ka rënë në 79 numri i të sëmurëve në kujdes intensiv, ku janë 2 733 janë ende nën trajtim. Gjysma e tyre janë në Lombardi, që është epiqendra e shpërthimit të virusit. Krahasuar me një muaj më parë, ka rënë numri i të sëmurëve me virusin “Korona”, mirëpo gjendja sërish vazhdon të jetë shqetësuese. Mbi 2 200 janë shëruar, duke e ngritur në 44 927 numrin e personave që tani kanë shëndet normal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës…