Dje u zhvarros për t’iu bërë obduksioni, sot policia dha hollësi për 39 vjeçen nga Istogu

19 prill 2020 | 11:58

Policia ka njoftuar se të shtunën është zhvarrosur trupi i 39-vjeçes nga Istogu që ndërroi jetë pak ditë më parë në QKUK. E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testin për virusin “Korona”, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll. Ajo ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi kishte probleme shëndetësore.

Policia në raportin 24 orësh njofton se “në vazhdën e hetimeve me urdhër të prokurorisë së shtetit nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore Prishtinë është bërë zhvarrimi i viktimës femër kosovare e cila ka vdekur në QKUK me datën 13.04.2020. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 1.700 migrantë pa dokumente që shkojnë në SH.B.A. janë…