![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/02/limaj-4.jpg)
Ky është urimi i Limajt për festën e Pashkëve
19 prill 2020
| 13:07
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar shqiptarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Limaj ka thënë se kjo festë na sjell në mendje vlerat e besimit dhe të sakrificës, si rrugë që na çon drejt mirësisë, faljes dhe të ardhmes.
“Është kënaqësi të urosh gjithë shqiptarët e besimit ortodoks në këtë ditë të shenjtë të Pashkës. Kjo festë na sjell në mendje vlerat e besimit dhe të sakrificës, si rrugë që na çon drejt mirësisë, faljes dhe të ardhmes. Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.