BQK-ja e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për ta ndihmuar ekonominë

19 prill 2020 | 13:17

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.

Në këtë takim bashkë me Guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e financave të Republikës së Kosovës. ”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryesuar nga Guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së krizës pandemike ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që ekonomia jonë tapërballojë sa më lehtë këtë krizë. Ashtu siç e kemi sqaruar edhe në komunikimet e mëhershme me publikun, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash për tandihmuar ekonominë e Kosovës.Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke i përcjellëtë gjitha zhvillimet dhe është e gatshme për veprime të mëtutjeshme për ta ndihmuar ekonominë e vendit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë…