Komuna e Shtimes kërkon ndërprerjen e vizitave familjare në kohën e pandemisë

19 prill 2020 | 13:39

Shtabi emergjent i Komunës së Shtimes ka apeluar të të gjithë banorët e kësaj komune për ndërprerjen e vizitave familjare pasi që këto po dalin të jenë edhe burimi kryesor në bartjen e infeksionit COVID-19.

“Qytetarë të nderuar, keni kujdes është thirrje serioze dhe urgjente, ndërprisni vizitat, qëndroni në shtëpi, mbani distancën dhe mbani pastërtinë personale”, ka njoftuar Komuna e Shtimes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se nëntë raste të reja me COVID-19 janë shënuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes. Nëntë rastet e reja vijnë nga e njëjta familje ku ka rezultuar rasti i parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…