Lladrovci: Komandant Sali Çekaj, ky vigan i kombit

19 prill 2020 | 13:56

Para 21 vitesh, në Koshare, aty ku është thyer kufiri ndërshqiptar me luftë frontale, aty ku gjithë trimat e Kosovës ishin bashkë për çlirim, aty ku okupatori serb mori goditjen vendimtare, ra heroi i Kosovës, Komandant Sali Çekaj.

Lavdia e luftës tonë UÇK-së, është histori e jashtëzakonshme me personalitetet e saj që ju prinin ushtarëve si heroi Sali Çekaj, i cili tërë një jetë e kishte në shërbim të atdheut, në shërbim të pavarësisë së Kosovës, deri te sakrifica sublime në altarin e lirisë, në frontin e luftës për çlirim.

Heroi Sali Çekaj, do të mbetet shembull ndër gjenerata, do kujtohet përjetësisht si një vigan i kombit, i cili lartësoi dashurinë për atdheun, duke mos u zmbrapsur në asnjë çast nga ideali i gjeneratave të tëra për çlirim nga okupatori.

I përjetshëm është kujtimi për jetën dhe veprën e heroit Sali Çekaj. Lavdi!

Imer Lladrovci

Shef i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije se…