Fushë Kosovë: Pesë të prekurit me koronavirus janë në gjendje stabile

19 prill 2020 | 15:49

Pesë persona janë të infektuar me koronavirus në komunën e Fushë Kosovës.

Dy nga të infektuarit janë infermiere, e ku njëra është duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Këtë për “klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Gjithsej i kemi pesë raste pozitive, tre janë në qytet, një rast në Miradi të Epërme dhe një rast në Miradi të ulët. Me aq sa kam informacione njëra nga dy infermieret është duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe në përgjithësi gjendja e të prekurve është e mirë dhe stabile”, ka thënë Topalli.

Topalli ka bërë me dije se janë duke ndihmuar familjet e izoluara dhe familjet në nevojë dhe se si komunë janë të përgatitur mirë.

“Familjet janë izoluar dhe të gjithë janë në gjendje të mirë, kemi bërë dezinfektimin e rrugëve dhe hyrjeve ku jetojnë si dhe i kemi ndihmuar me pako ushqimore”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është bërë po ashtu…