Presidenti nuk mund të veprojë si mbret

19 prill 2020 | 17:49

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas paralajmërimit të presidentit se javën e ardhshme do të merr hapa për krijimin e qeverisë së re.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rrëzimi i qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK në zgjedhjet e fundit, është përmbysje e rendit demokratik dhe shkelje e kushtetutës së Republikës Parlamentare.

“Presidenti nuk mund të veprojë si mbret, ai edhe ashtu ka mungesë serioze të përfaqësimit të unitetit. Veprimet e tij janë antikushtetutese dhe jashtë interesit qytetarë e shtetëror. Nuk mundet Thaçi të negociojë lirinë e tij me fatin e shtetit! Jemi shumë, jemi bashkë, jemi në të drejtë dhe jemi të pathyeshëm në mbrojtjen e demokracisë, pavarësisë, territorit dhe kushtetutës së vendit”, ka shkruar Abazi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Objektivi i madh i Barcelonës në merkaton e verës është…