Tre futbollistët nga Kosova në mesin e talenteve në Zvicër

19 prill 2020 | 18:02

Kampionati zviceran është i stërmbushur me shqiptarë ku çdo vit shpërthejnë talentët shqiptarë. Edhe këtë edicion shumë nga futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran.

Mediumi i famshëm zviceran ‘welovefootball.ch’ ka publikuar lojtarët më të talentuar në 10 skuadrat elitare të Zvicrës. E në mesin e kësaj liste ndodhen tre futbollistë nga Kosova që aktivizohen me tri skuadra të ndryshme.

Mesfushori i talentuar i Servette, Kastriot Imeri ndodhet në këtë listë së bashku me Orges Bunjakun e Baselit. E pjesë e kësaj liste është edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli që luan te Xamax.

Që të tre këta futbollistë kanë pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Superligën e Zvicrës, derisa vlera e tyre është rritur mjaftë shumë. Ky medium raporton se këta 10 talent pritet të kenë një karrierë të bujshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather përmes një njoftimi ka bërë me dije se…