![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/852CC20B-18EF-485A-98D7-CC09E2E8BE9A.jpeg)
Thaçi dhe Hoxhaj ngjiten në malet e Sharrit
19 prill 2020
| 18:46
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, të dielën kanë vizituar malet e Sharrit.
Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me Thaçin kanë shijuar pranverën magjepsëse në malet e Sharrit.
“Me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sot shijuam pranverën magjepsëse në malet e Sharrit. Miqësia e vërtetë, distanca e duhur”, ka shkruar Hoxhaj.