Lojtarët e Romës heqin dorë nga pagat

19 prill 2020 | 20:01

Skuadra e Romës do të jetë e radhës që nuk do të paguajë pagat e lojtarëve dhe stafit. Roma ka njoftuar se lojtarët, trajneri dhe stafi i skuadrës vullnetarisht kanë hequr dorë nga pagat e tyre, për të ndihmuar balancin ekonomik në skuadër.

Pandemia Covid-19 ka kërcënuar të gjitha skuadrat evropiane. Rreziku është i madh që të ketë një kolaps ekonomik dhe skuadrat po marrin masat për këtë.

Kështu, shumë skuadra kanë reduktuar pagat e tyre kurse të tjera janë akoma në negociata me lojtarët. Por, te Roma njoftojnë se lojtarët, trajneri dhe stafi kanë hequr dorë vullnetarisht nga pagat e tyre, për katër muajt e ardhshëm.

“Lojtarët e klubit, trajneri i skuadrës së parë dhe stafi i tij kanë dalur vullnetarë për të punuar pa paga për katër muajt e ardhshëm, për të ndihmuar klubin që të përballojë krizën ekonomike që ka kapluar botën e futbollit pas koronavirusit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Shefi ekzekutiv i Romës, Guido Fienga, ka lavdëruar iniciativën e lojtarëve dhe stafit. Skuadra e Romës ka qenë mjaft aktive edhe me donacionet në luftën kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së diel, u.d. ministri i Punëve të Brendshme…