De Biasi tregon pse nuk i mori Rashicën dhe Rrahmanin në Kampionatin Evropian

19 prill 2020 | 23:47

Gianni De Biasi do të mbetet gjatë në vëmendjen e tifozëve në mbarë trojet shqiptare. Trajneri italian u bë i pari që e dërgoi Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Euro 2016”.

Në një prononcim për Klan Kosova, De Biasi ka folur edhe njëherë për arsyen pse nuk e mori me vete Amir Rrahmanin dhe Milot Rashicën në ‘Euro 2012’.

“Sikur Rrahmani, ashtu edhe Rashica nuk ishin lojtarët që janë sot. Po flasim për periudhën para katër vitesh. Rrahmani luante te Partizani, ndërkaq Rashica në Holandë. Ishin zgjidhje shumë të vështira për mua. I kam shikuar të gjitha detajet”, ka thënë De Biasi.

“Kam vendosur në bazën e atëhershme dhe unë kam lënë edhe futbollistë të rëndësishëm si Berat Gjimshiti, që është titullar tek Atalanta”, ka shtuar De Biasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Real Madrid Aurelio Campa ka ndërruar jetë në…