Lajçaku flet për testet COVID-19 të Serbisë dhënë Kosovës

20 prill 2020 | 08:09

Në kohën kur Kosova po përballet me mungesë të testeve për COVID-19, Serbia i ka ofruar Kosovës donacion një mijë teste. E menjëherë kanë shpërthyer reagimet nga opozita, shoqata të luftës, individë, të cilët ndihmën e Serbisë e kanë konsideruar absurde. Megjithatë, jo si këta reagues mendon Bashkimi Evropian.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Norvegjisë, shefi i EULEX-it dhe koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të politikës në kohën e shpërthimit të virusit “Korona” në Kosovë.

Këtë deklaratë e ka përshëndetur emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në një shkrim publikuar në “Twitter”, ai ka thënë se nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme.

“Unë mirëpres deklaratën e shefave të Misioneve në Kosovë. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur në takim liderët…