Sipas studimit, COVID-19 më së shumti ua merr jetën këtyre personave

20 prill 2020 | 08:13

Kohët e fundit hulumtimet treguan se mbipesha është një faktor i madh rreziku për komplikimet e COVID-19.

Dr. Rajarshi Banerjee nga Universiteti i Oksfordit beson se njerëzit obezë mund të jenë më të rrezikuar se të tjerët meqë organet e tyre të brendshme dëmtohen për shkak të inflamacionit të shkaktuar nga depozitat yndyrore.

“Hulumtimi për këtë ka të ngjarë të jetë një çelës për të kuptuar se cilët janë më të rrezikuar dhe, ndoshta, trajtimet që mund të ndihmojnë”, tha ai.

Ndërkaq, një studim i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), bazuar në 99 qarqe dhe 14 shtete qysh nga marsi, shqyrtoi gjendjet shëndetësore të pacientëve të shtruar në spital me virus për të përcaktuar se cilët faktorë rreziku çuan në sëmundjen më të rëndë.

Në to përfshiheshin sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundjet kronike të mushkërive, mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur Kosova po përballet me mungesë të testeve…