India shënon rekord të rasteve të reja me virusin “Korona”

20 prill 2020 | 09:14

Shteti me popullsinë e dytë më të madhe në botë, India, ka shënuar rritje rekorde të rasteve të reja të virusit “Korona” për një ditë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Indi u regjistruan 1 553 raste të reja të virusit “Korona” dhe kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar shkoi në mbi 17 000.

Përpos të infektuarve, deri më tani janë shënuar 543 viktima. Epidemiologët kanë parashikuar se kulmi i përhapjes mund të mos arrihet para muajit qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa prej yjeve të famshëm botërorë kanë ndihmuar në mbledhjen…