Koreja e Jugut kthehet në punë, hap qendrat tregtare dhe lehtëson masat e distancimit

20 prill 2020 | 09:30

Jeta në Korenë e Jugut është duke u rikthyer në normalitet, pas disa javësh bllokim total për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qytetarët po kthehen në vendet e punës, dyqanet po hapen, po ashtu dhe disa restorante, pasi autoritetet vendosën relaksimin e disa rregullave në një kohë që shifrat e të prekurve nga Covid-19 vijojnë të ulen.

People wearing face masks to protect against contracting the coronavirus disease (COVID-19) ride an escalator at a shopping mall in Seoul, South Korea, April 8, 2020. REUTERS/Heo Ran

Shumë kompani tashmë e kanë hequr punën nga shtëpia, ndërsa të tjera kanë ulur orët, takimet me shumë njerëz dhe udhëtimet.

Parqet, malet dhe kurset e golfit u mbushën plot me njerëz gjatë fundjavë, ndërsa qendrat e mëdha tregtare dhe restorantet do të kthehen ngadalë në normalitetit.

Autoritetet në Korenë e Jugut i shtynë dhe për 16 ditë të dielën masat e distancimit social, por ofruan disa lehtësira për objektet fetare dhe sportive që më parë ishin të ndaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mendon se mund të duhen…