Duam të shkojmë në Kinë të shohim çfarë ka ndodhur

20 prill 2020 | 09:38

ShBA-ja dëshiron që hetuesit e saj të shkojnë në Kinë për ta hetuar shpërthimin e koronavirusit. Presidenti Donald Trump tha të dielën se ShBA-ja ende dëshiron që hetuesit të shkojnë në Kinë për ta hetuar shpërthimin e koronavirusit, raporton CNN.

Shtëpia e Bardhë vazhdimisht e ka akuzuar Kinën se ka mbajtur informacion të fshehtë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda vendit dhe se të dhënat e të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi nuk i ka dhënë të sakta. “Ne po flasim me Kinën. I thamë para shumë kohësh për të hyrë brenda. Ne duam të hyjmë”, tha Trump të dielën në një konferencë para mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania sot ka filluar hapin e parë drejt largimit të…