Dezinfektohet objekti i komunës së Drenasit

20 prill 2020 | 12:11

Komuna e Drenasit, ka bërë me dije se në kuadër të  masave për mbrojtje nga virusi COVID-19, është duke u bërë dezinfektimi i rregullt i objektit të kësaj komune, me qellim të  sigurimit të një ambienti të sigurt pune për zyrtarët dhe për të ofruar shërbime të sigurta dhe profesionale për qytetarët.

Po ashtu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherit kryesues i Shtabit Emergjent dhe atij Operativ Emergjent, ka thirrur sërish mbledhje, për të diskutuar lidhur me shpalljen vatër të infeksionit vendbanimin Zabel i Ulët dhe për zjarret e shumta të cilat po ndodhin këto ditë në Drenas.

“Po ashtu, për të siguruar ambient të sigurt për mbajtjen e mbledhjes për akterë pjesëmarrës të Shtabit, është dezinfektuar Salla e Kuvendit Komunal herët në mëngjes. Qytetarë të nderuar, respektoni rekomandimet e IKShPK-së, evitoni daljet e panevojshme, mbroni vetën, familjen dhe shëndetin publik. Pa panik, por me kujdes të shtuar. Bashkë ia dalim!”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mëngjesin e sotëm ka…