Mjeku nga Shqipëria, Roland Xhaxho shërohet nga koronavirusi

20 prill 2020 | 13:29

Roland Xhaxho është mjeku i radhës që i bashkohet listës së personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19 në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka thënë se Xhaxho së shpejti do ta lërë spitalin infektiv.

Së bashku me Roland Xhaxhon janë 40 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri që janë shëruar tashmë nga COVID-19. Teksa në total janë 327 persona në vend që kanë fituar betejën.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/934291097026941

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata…