Kurti komenton deklaratën e Thaçit dhe Grenellit

20 prill 2020 | 13:39

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimin e presidentit Hashim Thaçi, i cili dje ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetuese për qeverinë e re dhe, si dhe deklaratën e emisarit të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell për heqjen e taksës dhe reciprocitetit.

Kurti ka thënë se një ambasador i huaj nuk mund të mbajë qëndrim më të avancuar për Kosovën sesa vet organet e saj të rendit.

“Nuk a kam parasysh se për çfarë rezistence bëhet fjalë, por aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët për nga vokacioni i rezistojnë të keqes, por nuk po më bie ndër mend se këto dy ditët e fundit jam këshilluar për të rezistuar ndaj diçkaje”.

“Si kryeministër në detyrë është e qartë se më bie të rezistoj gjëra të mbrapshta që na imponohen”.

“Unë mendoj se nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikë e Kosovës një ambasador i huaj sesa që këtë e bëjnë vet organet e shtetit apo figurat udhëheqëse të tij”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se nuk duhet të çuditemi nga asnjë ambasador i huaj, kur presidenti i vendit del kundër reciprocitetit me Serbinë.

“Nëse kemi një President që del kundër reciprocitetit me Serbinë, atëherë nuk mund të çuditemi me asnjë ambasador të huaj se çfarë thotë apo bën për vendin tonë”.

“Është rast i pashembullt në historinë tonë të re,  e mbase jo vetëm në rajonin tonë që kemi një personalitet politik me detyrë aq të lartë zyrtarë që del jashtë asaj detyre dhe flet kundër reciprocitetit të vendit vet ndaj një shteti që nuk ka njeh”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njerëzve të pranuar në spitalet e Belgjikës, ka…