A do t’ia dorëzojë Kurti pushtetin në mënyrë demokratike qeverisë së re të LDK-së? Kjo është përgjigja e tij

20 prill 2020 | 13:47

Kryeministri Kurti në konferencën për medie është pyetur nga gazetarët se a mund ta shohim një pranim-dorëzim demokratik të postit të kryeministrit, nëse mandatin për formimin e qeverisë e merr LDK-ja.

Kurti, pasi priti të përfundonte thirrja e ezanit, iu përgjigj gazetarit që e pyeti se a mund të shohim në javët në vijim një pranim dorëzim demokratik i detyrës, nëse LDK-ja e formon qeverinë e re.

Sipas Kurtit, e gjithë kjo është situatë hipotetike dhe se nuk  mund t’i përgjigjet atij.

“Ju jeni i ri në moshë dhe mund të shihni shumë gjëra. Unë nuk mund ta di se çfarë do të shihni. Më vjen keq,  por unë nuk mund të përgjigjem në një pyetje më shumë hipoteza”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi përmes një…