53 pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, shtatë të tjerë në pritje të rezultateve

20 prill 2020 | 14:06

Infektologia Arjeta Zogaj-Berisha, në një konferencë për medie ka folur lidhur me gjendjen e pacientëve pozitiv me Covid-19 që janë të hospitalizuar në këtë klinikë.

Zogaj-Berisha ka me dije se në këtë klinikë janë të hospitalizuar 53 pacientë dhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Sipas saj 11 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe dy të intubuar.

Ajo ka theksuar se gruaja shtatzënë nga Gjakova është në gjendje stabile dhe në parametra normale.

“53 raste pozitiv me koronavirus, 11 me oksigjeno terapi dhe dy të tjerë të intubuar. Një grua shtatzënë nga Gjakova dhe një rast tjetër nga Prizreni. Për momentin është stabile. Me parametra është stabil. Shpresojmë që të kaloj më mirë. Por nuk mund të flasim derisa është ajo është e intubuar. Edhe beba në konsultim me gjinekologët na kanë thënë që është mirë “.

Infektologia Zogaj-Berisha  ka theksuar se akoma nuk i kanë rezultatet e plota për të shëruarit.

Ndër të tjera ajo ka theksuar nuk ka raste të reja nga stafi i Klinikës Infektive që janë pozitiv me Covid-19.

“Të shëruar ka, por nuk i kemi marrë të plota rezultatet, sepse duhet të testohen edhe për herën e dytë. Dy veç i mora, por akoma nuk i kemi rezultatet e plota duhet të presim. Nuk kemi raste të tjera tek stafi. I kemi katër infermiere të shëruara, një është duke pritur në ritestim, nëse edhe kjo del negative atëherë i kemi pesë të shëruar nga Covid-19”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vishet me uniformë policie dhe vret 16 persona. Ngjarja tragjike…