Shumë pikëpyetjet për ngjarjen e rëndë në Kanada

20 prill 2020 | 14:05

Vishet me uniformë policie dhe vret 16 persona. Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën Nova Scotia në Kanada dhe cilësohet si sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit. Autori Gabriel Wortman mbeti i vrarë pas 12 orë ndjekje nga policia. Kjo e fundit nuk dha shumë detaje për operacionin dhe mënyrën si humbi jetën 51-vjeçari.

Sipas të dhënave të autoriteteve, vrasësi ka pasur si qëllim të sulmojë fillimisht stacionin policor, por më pas ka qëlluar me armë njerëz që kalonin rastësisht në vende të ndryshme të qytetit. Në mesin e viktimave ishte edhe Heidi Stevenson, oficere policie që kishte shërbyer për 23 vite në provincë. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi, teksa pista terroriste është përjashtuar nga autoritetet.

Kryeministri i Nova Skotia, Stephen McNeil, e konsideroi një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës. Justin Trudeau, kreu i qeverisë kanadeze u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa sulmin e konsideroi të tmerrshëm.

Ngjarja ka ngritur disa pikëpyetje të rëndësishme, si faktin që autori kishte siguruar një uniformë policie në kohën kur ai nuk kishte punuar kurrë në këtë sektor. Edhe makina që drejtonte ai ishte shumë e ngjashme me automjetet policore. Gjithsesi të shtënat masive janë relativisht të rralla në Kanada, ku ligjet e pronësisë së armëve janë më të rrepta se në shtetet fqinje./Tv Klan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli anglez provon të rikthehet në fushë me objektivin e…