Lajm i mirë: Lirohen nga karantina 44 persona

20 prill 2020 | 14:34

Dyzet e katër (44) personat që janë testuar dje dhe që kanë dalë negative janë liruar sot nga karantina në Qendrën e Studenteve  në Prishtinë. Në ndërkohe sot pritet të kthehen nga Zvicra 107 persona, të cilët do të vendosen për 14 ditë në karantinë në konviktet e studentëve.

Drejtori i Qendrës së Studentë, Fatmir Sfishta, ka deklaruar se personat e liruar sot do të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetizolim në shtëpi.

“Të gjithë personat që dje janë testuar 44 prej tyre që kanë dal negativ, fatmirësisht sot janë liruar dhe kanë shkuar nëpër shtëpitë e tyre edhe për një vetë izolim 14 ditor në shtëpitë e tyre…. Ne sot presim një kontingjent të bashkëqytetarëve tanë të cilët udhëtojnë nga Zvicra janë 107 prej tyre dhe sipas planifikimeve dhe njoftime e që kemi diku nga ora 13:00 apo 14:00 do jenë në Prishtinë”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa Prishtina është futur në karantinë, shkak i pandemisë, të…