Haziri flet për mungesën e Osmanit në takimin e LDK-së

20 prill 2020 | 18:37

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me takimet e këtij subjekti, në të cilët bashkëpartiakja e saj, Vjosa Osmani, nuk ishte prezente.

Haziri është shprehur se karakteri i takimit përkonte me situatën pas seancës së mosbesimit, dhe duke qenë se qëndrimi i Osmanit ishte publik kundër koalicionit ajo nuk është ftuar, njofton “Klan Kosova”.

“Karakteri i takimit ka qenë konsultimi lidhur me situatën pas mocionit të mosbesimit”.

“Vjosa Osmani e ka bërë të qartë qëndrimin e saj politik në Kuvendin e Kosovës, si kryetare e Kuvendit në koalicionin LDK-VV”.

“Me vet faktin që karakteri i takimit ka qenë konsultimet me ata që bisedojnë për një shumicë të re, nënkuptohet qartë që Vjosa Osmani e ka mendimin publik të qartësuar dhe qëndrimi i saj politik është i njëjtë nuk ka ndryshuar”.

Lutfi Haziri në “Info Magazine”,  tregoi nëse ky veprim ishte penalizim ndaj Vjosa Osmanit për shkak të qëndrimeve të saj ndryshe.

”Kjo nuk ka të bëjë me asnjë penalizim”. “Ajo është nënkryetare e LDK-së dhe ne nuk e kemi diskutuar dhe as nuk kemi ndërmend me e diskutu rolin e saj sepse e mbetet kolege e dashur, si Kryetare e Kuvendit të Republikës”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka postuar…