Lluka: I erdhi koha, momenti historik i paralajmëruar vitin e kaluar

20 prill 2020 | 21:54

Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka thënë se votimi i marrëveshjes së përfshirjes së Operatorit tonë të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO – E), është moment historik,  e që ishte paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar.

Lluka ka përmendur një sërë përfitimesh që do të kemi nga kjo marrëveshje, duke filluar nga transmisioni me Shqipërinë, si dhe mundësia e inkasimit në veri të vendit.

Postimi i plotë i Llukës:

I erdhi koha këtij momenti historik të paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar. Është arritje e madhe e Kosovës në fushën e energjisë, për çka falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë grupin punues të Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a, qeverinë  dhe atë, ish-kryeministrin Haradinaj dhe ish ekipin tim në Ministri të Zhvillimit Ekonomik.

Disa nga përfitimet e pavarësimit energjetik janë:

  1. Eliminimi i humbjeve nga inkasimi i tarifave të energjisë tranzit, që rrjedhimisht janë të hyra shtesë për Transmisionin e Kosovës (KOSTT) – (deri në 12 milionë euro në vit).
  2. Aktivizimi i transmisionit me Shqipëri
  3. Përfitimi i rreth 3 milionë euro shtesë nga aktivizimi i transmisionit me Shqipëri
  4. Përdorimi më i mirë i energjisë elektrike në Kosovë dhe Shqipëri dhe optimizimi i energjisë duke shfrytëzuar njëri tjetrin për mungesa dhe teprica energjetike, që rrjedhimisht janë kursime për qytetarët.

Kjo gjithashtu i hapë rrugë rregullimit të çështjes së inkasimit në veri të vendit.

Urime për këtë arritje dhe punë të mbarë KOSTT-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht deputet, Endrit Shala, ka…