Reali synon transferimin e yllit të Bayernit

20 prill 2020 | 22:37

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke insistuar për transferimin e mbrojtësit anësor të Bayern Muenchenit, David Alaba, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

Mësohet se aftësia e Alabas për të luajtur në disa pozita, kryesisht si mbrojtës i majtë, por edhe në zemër të mesfushës, vlerësohet lartë nga Zidane. Alaba 27-vjeçar ka luajtur 372 ndeshje për Bayernin, por nuk është aktivizuar shumë këtë stinor.

Kontrata e reprezentuesit të Austrisë me Bayernin skadon në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pasur bisedime për kontratë të re. Alaba kërkohet edhe nga Barcelona. Transferimi i tij pritet të kushtojë 35 deri 40 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 353…