ShBA-ja, me mbi 42 mijë të vdekur, hap dyqanet, kinematë, restorantet

21 prill 2020 | 08:35

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga virusi “Korona” në mbarë botën.

Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “John Hopkins”, numri total i të infektuarve është 2 milion 478 mijë e 153 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 170 mijë e 368 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe të vdekjeve nga Covid-19.

Në SHBA numri i të vdekurve ka shkuar në 42 mijë e 94 persona, ndërsa janë më shumë se 784 mijë raste. Ajo që ka tërhequr vëmendjen në SHBA është se, pavarësisht shifrave të larta të rasteve dhe viktimave, disa shtete kanë nisur të dalin nga karantina.

South Carolina ka lejuar hapjen e dyqaneve dhe supermerketave.

Në Georgia të premten nis hapja e palestrave dhe parukerive, ndërsa të hënën do të hapen restorantet dhe kinematë. Shumica e bizneseve do të rihapen më 1 maj në Tennesse. /tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund ta rrisin…