Do të përpiqemi t’i riparojmë dëmet që ka bërë qeveria

21 prill 2020 | 08:59

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje prishi marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në sapo Albin Kurti shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Sipas Shalës, cilido ministër i LDK-së që do të shkarkohej në atë mënyrë veprimi pasues i LDK-së do të ishte i njëjtë: mocioni i mosbesimit.

“Cilido nga ministrat tanë që do të shkarkohej, kjo do të ndodhte. E bëmë koalicionin me LV-në, por nuk funksionoi”, ka thënë Shala.

Ai shpjegoi se LDK-ja është kundër zgjedhjeve dhe kërkon që ta udhëheqë qeverinë pasi, sipas Shalës, duhen rregulluar raportet me vendet mike të cilat, sipas tij, janë shkatërruar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Nëse ky është rasti i LDK-së, duhet ta shfrytëzojë. Kemi qenë në një qeveri që ka dëmtuar aleancat e rëndësishme të Kosovës. Do të përpiqemi të riparojmë atë që ka bërë qeveria”, ka thënë Shala në “Pressing” në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se askush nuk ka…