Çdo pjesë të trupit jam në gjendje me dhanë për presidentin

21 prill 2020 | 09:56

Nëse paraqitet nevoja për veshkë për presidentin Hashim Thaçi, tashmë janë paraqitur disa vullnetarë për t’ia dhënë. Një bashkëluftëtar i Hashim Thaçit thotë se për këtë të fundit është në gjendje të japë gjithçka.

Veterani i UÇK-së, Zeqir Rexhepi, thotë se nuk do të kursente asgjë nga vetja e tij për t’i ndihmuar bashkëluftëtarët. Këto fjalë Rexhepi nga fshati Qirez i Skenderajt i vërtetoi të hënën kur dëgjoi se presidenti është i sëmurë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Ai i ofroi veshkën e tij kryetrarit të shtetit me të cilin e lidh veprimtaria në kohë lufte.

“Çdo pjesë të trupit jam në gjendje me e dhanë jo vetëm për presidentin, por për të gjithë ata që i njoh që kanë kontribuar gjatë luftës”“, tha ai për Klan Kosovën.

Ai tha se gjatë ditëve të vështira për popullin shqiptar presidenti kishte shërbyer si frymëzim për të ecur përpara. Rexhepi në luftë humbi vëllanë dhe axhën që i ranë dëshmorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social Facebook ka bllokuar videot dhe mesazhet me përmbajte…