Minjtë e zier e të fërguar, prapë në tryezat e kinezëve

21 prill 2020 | 10:07

Për shumë njerëz minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi, e në Kinë ata shpesh mund të jenë një vakt ushqimi i “shijshëm”. Minjtë “bambu”, i konsideruar burim i mundshëm i virusit “Korona”, ka qenë një ushqim shumë i kërkuar ndër shekuj në Kinë dhe shquhej për “vlerën e tyre ushqyese”.

Minjtë “bambu”, siç transmeton “Daily Mail”, mund të peshojnë deri në pesë kilogramë dhe një madhësi trupore deri në 45 centimetra. Thuhet se ngrënia e këtij lloji të minjve është një zakon i hershëm që në kohën e Dinastisë Zhou (1046-266, P. K).

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i tyre mund të detoksifikojë trupin e një personi dhe mund t’i përmirësojë ndjeshëm funksionet në stomak. Megjithëse ekziston një teori që virusi “Korona” lindi në një treg kafshësh në Wuhan (origjina e virusit), kinezët ende nuk i shkëputen traditës dhe minjtë e zier e të fërguar janë ende në tryezat e tyre të ngrënies.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pothuajse dy muaj pas shpërthimit të urgjencës së koronavirusit në…