Rusia, 5 642 raste të reja të të infektuarve me virusin “Korona”

21 prill 2020 | 11:04

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara në Rusi janë regjistruar 5 642 raste të reja të të infektuarve me virusin “Korona”. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 52 763 persona, bëri të ditur Qendra për Menaxhimin e Krizës. Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 51 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 456, njoftoi kjo qendër.

Numri i rasteve të reja nga koronavirusi në Rusi filloi të rritej gjatë këtij muaji, ndonëse në fillim raportoheshin më pak raste se në shumë shtete evropiane, shkruan “Reuters”.

Rusia ka qenë ndër vendet e para që ka marrë masa të ashpra të izolimit, përfshirë mbylljen e kufirit me Kinën dhe ndërprerjen e fluturimeve ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para se të shfaqej koronavirusi, dhe të ndërpresë futbollin, gara…