Rrihen mes vete, therin atë që i ndante

21 prill 2020 | 11:19

Në fshatin Uglar të Gjilanit pasditen e së hënës policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët ishin përleshur mes vete, ndërsa kishin plagosur një person të tretë. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 pasdite, ku dy të dyshuarit po përlesheshin, ndërsa viktima mashkull kosovar është therur aksidentalisht gjatë përpjekjes për t’i ndarë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. “Fsh. Uglar, Gjilan 20.04.2020 – 17:00. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur. Ndërsa një viktimë mashkull kosovar është therur aksidentalisht, gjatë tentimit për t’i ndarë të dyshuarit gjatë përleshjes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fotografi britanik Sam Gregg ka realizuar foto të pabesueshme në…