Begaj kërkon nga malishevasit ta ruajnë tokën (Video)

21 prill 2020 | 12:54

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e 22 Prillit- Ditës së Tokës, u është drejtuar malishevasve me një videomesazh.

“Sot në 50-vjetorin e Ditës së Tokës, shfrytëzoi rastin, që gjithë qytetarëve të Malishevës t’u uroi këtë ditë. Dhe mesazhi ime është, që të kemi kujdes. Njeriun e ka krijuar Zoti, dhe ia ka dhënë gjithë shfrytëzimin e tokës në dorën e tij, prandaj, jemi të obliguar ta ruajmë, edhe ta mbajmë pastërtinë, ta ruajmë ambientin është obligim qytetarë e njerëzor. Nëse ne e ruajmë ambientin e ruajmë dhe shëndetin e njerëzve tanë si dhe s do t’i përmirësojmë edhe kushtet në përgjithësi. Në shenjë të respektit dhe në këto kushte jo normale që jemi me koronaveriues, po besoj se gjendja është përmirësuar, e do të përmirësohen edhe kushtet e jetesë, si dhe do të përmirësohet edhe mirëmbajtja e ambientit njëkohësisht edhe shëndeti i qytetareve tanë”, ka thënë Begaj në videomsazhin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Special i Gjykatës  së Apelit, duke aprovuar ankesën e…