LDK-së i këputen kabllot e kamerave dhe internetit, Abrashi e quan akt të papranueshëm

21 prill 2020 | 13:37

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë, ka ndodhur një këputje e kabllove të internetit dhe të kamerave.

Zyrtarët e LDK-së me të shkruar në zyrë mëngjesin e sotëm kanë vërejtur këtë vandalizëm, ku autorët dhe motivet e të cilit ende nuk dihen.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, e ka quajtur këtë akt si të papranueshëm.

“Nuk e di se kujt ka mundur t’i pengojë puna e LDK-së që të ndërmerr kësi veprime”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka bërë me dije se kanë kontaktuar me policinë dhe se për çfarëdo informate do ta njoftojnë publikun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Facebook" do të lançojë aplikacionin 'Facebook Gaming' të hënën ndërsa…