Limaj: Vdekja e gruas shtatzënë nga Gjakova, lajm i dhimbshëm për të gjithë ne

21 prill 2020 | 14:16

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja e një nëne shtatzënë nga Gjakova dhe foshnjës së saj ende pa ardhur në jetë, si pasojë e infektimit me COVID-19 është lajm i dhimbshëm për të gjithë ne.

“Në emër të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur atë për këtë humbje të dyfishtë. Përmes këtij postimi bëj thirrje edhe njëherë që të respektohen në përpikëri udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë në mënyrë që të kalohet me sa më pak humbje nga kjo pandemi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi, ka vazhduar edhe sot trajtimin…