Pandemia do të ndikojë edhe në furnizimin me ushqime, rrezikojnë 265 milionë njerëz

21 prill 2020 | 14:24

Programi Botëror i Ushqimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara shpreh shqetësimin se numri i njerëzve që dot a kenë të vështirë që të sigurojnë ushqime mund të dyfishohet dhe të arrijë shifrat 265 milionë, për shkak të COVID-19.

Përhapja e pandemisë ka ndikuar në ekonomi e kjo ka bërë që edhe prodhimi të mos jetë si më përpara.

Impakti që kanë dhënë humbja e të ardhurave nga turizmi, rënia e remitancave dhe udhëtimeve dhe masat e tjera shtrënguese të lidhura me pandeminë e Covid-19 mund të çojë 130 milionë njerëz drejt urisë këtë vit, duke ia shtuar këto dhe 135 milionë njerëzve të tjerë përreth botës që ndodhen në këtë kategori.

“Covid-19 është potencialisht një kërcënim katastrofik për milionë që tashmë varen në fije të perit”, u shpreh zyrtari i lartë i WFP, Arif Husain.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja…