Këshilltari i Kurti: PDK-ja nuk i është përgjigjur Kushtetueses në lidhje kërkesën e saj për vendimet e MSh-së

21 prill 2020 | 14:40

Këshilltari i jashtëm politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Durim Berisha, ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese i ka njoftuar se PDK-ja nuk e ka qartësuar saktë  kërkesën e saj në lidhje me kontestimin e masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) për lirinë e lëvizjes në kohën e pandemisë Covid-19.

“Tërë ai ‘show medial’ ditën që PDK-ja dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre kundër ‘vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë’. Tani na njofton Gjykata Kushtetuese se ata jo vetëm që nuk kanë qartësuar dhe saktësuar se çfarë akti po kontestojnë, por as nuk i janë përgjigjur Gjykatës kur u ka kërkuar qartësim dhe saktësimin e kërkesës”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Tërë ai “show medial” ditën që PDK-ja dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre kundër “vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë”.

Tani na njofton Gjykata Kushtetuese se ata jo vetëm që nuk kanë qartësuar dhe saktësuar se çfarë akti po kontestojnë, por as nuk i janë përgjigjur Gjykatës kur u ka kërkuar qartësim dhe saktësimin e kërkesës.

Prandaj çdo procedim tutje nga Gjykata është në kundërshtim me aktet juridike në fuqi, sepse Rregulli 35 paragrafi 5 i Rregullores së Punës së Gjykatës specifikon se:

“Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se kërkesa është e paplotë ose e paqartë përkundër kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojë ose të qartësojë kërkesën, nëse kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata, ose në qoftë se kërkesa është joserioze.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe rivali i tij politik,…