Sveçla vlerëson lart punën e policisë në kohën e pandemisë

21 prill 2020 | 14:43

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitave të ekipeve emergjente nëpër komunat e Kosovës, ka biseduar me disa prej patrullave policore të rajonit të Gjilanit që janë duke punuar në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me Covid-19.

Gjatë bashkëbisedimeve,  Sveçla ka falënderuar zyrtarët policorë për punën që po bëjnë në terren.

Ai ka thënë se ka vënë në dukje se edhe në konceptet e përgjithshme të sigurisë në Evropë, prezenca e ekipeve policore në pika kryqe të menaxhimit të akseve rrugore, të qyteteve, ose ndryshe që quhen pika fragjile sidomos në këso situatash, ofron ndjenjën e besimit të qytetarët të cilët ndjehen të sigurt pavarësisht çfarë veprimtarie ushtojnë.

Me këtë rast, Sveçla ka vlerësuar jashtëzakonisht ekipet në terren, për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, ngase pavarësisht planeve profesionale që mund të hartohen në qendër, pa një zbatim që po ndodhë në terren nuk do të ishin këto rezultate që janë sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

Ndërsa zyrtarët policorë e  kanë njoftuar ministrin Sveçla për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan se pas disa sqarimeve që po ju jepen edhe në terren, qytetarët janë duke treguar një disiplinë në zbatim të udhëzimeve që janë duke iu dhënë policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i jashtëm politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti,…