Meta përshëndet marrëveshjen për pavarësimin e rrjetit të energjisë së Kosovës nga Serbia

21 prill 2020 | 15:20

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së re nëpërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe ENTSO.

Ai ka thënë se tashmë sistemi energjetik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Evropës kontinentale.

“Bashkimi me sistemin energjetik të Shqipërisë do të krijojë operimin e linjës energjetike të interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, duke i mundësuar KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurëse, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat evropianë të transmetimit të energjisë elektrike. Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me anë të një postimi në llogarinë e vet në…