Veseli: Dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica deri në Koshare

21 prill 2020 | 16:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka përkujtuar dëshmorin Driton Veliu.

Me këtë rast Veseli ka thënë,  se dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica, deri në frontin e thyerjes së kufirit në Koshare.

Postimi i plotë i Veselit:

Në prillin e lavdisë, para 21 vitesh, ra dëshmori i kombit Driton Veliu. Rruga jetësore e tij, ashtu si e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, ishte kurorëzuar me pjesëmarrjen në luftën e armatosur të UÇK-së.

Dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica, deri në frontin e thyerjes së kufirit në Koshare. Ai me përkushtim të pashoq, në luftimet e zhvilluara, ra në krye të detyrës për çlirimin e atdheut, si luftëtar trim e i paepur, për të mbetur shembull i përkushtimit atdhetar për gjeneratat.

Lavdi jetës dhe veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!.

Foto-Dëshmori Driton Veliu

Image may contain: 1 person, standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq njihet si një ndër sulmuesit më të…