Rukiqi: Serbia s’ka asnjë arsye të bëjë bllokade

21 prill 2020 | 18:07

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka reaguar pas bllokimit të operatorëve ekonomik të Kosovës nga ana e Serbisë.

Rukiqi ka thënë se “qarkullimi i mallrave në rajon, sidomos në kohë të pandemisë duhet të funksionojë në bazë të rregullave dhe praktikave, tashmë të miratura nga CEFTA, të njohura si ‘Green Lanes’ apo korridore të lira, që mundësojnë arritjen e mallrave në destinacion në një kohë optimale dhe barriera të pritjes në kufi”.

Rukiqi ka thënë se Serbia nuk ka asnjë arsye të bëjë bllokade, dhe që sa më shpejtë duhet të lejohet hyrja e kamionëve në Kosovë.

“Gjatë ditës kam biseduar me homologet ë mi nga Odat Ekonomike të Rajonit, përfshirë edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë. Me të gjithë jemi pajtuar që duhet angazhim nga të gjithë që të mos lejohet asnjë pengesë në qarkullimin e mallrave, që të mos rrezikohet asnjë mënyre zinxhiri furnizues. Presim që shumë shpejt do të lejohet hyrja e kamionëve në Kosovë, të cilët janë bllokuar sot në kufirin serb. Nuk ka asnjë arsye për asnjë bllokadë”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka deklaruar se kryeministri në…