Мajmunët

21 prill 2020 | 19:22

ADAM ZAGAJEVSKI

 

Një ditë majmunët erdhën në pushtet.

Vunë unaza ari nëpër gishtërinj,

veshën këmisha të bardha, të hekurosura,

thithën tym aromatik cigaresh prej Havane,

hapat i burgosën nëpër këpucët e zeza,

të lustruara.

Ne nuk i vumë re duke u marrë

me punë të tjera: dikush e lexonte Aristotelin,

një tjetër e mbijetonte

dashurinë e madhe.

Fjalimet e sundimtarëve

u bënë disi më kaotike

madje të pakuptueshme,

edhe ashtu kurrë

nuk i dëgjuam me vëmendje,

më shumë e deshëm muzikën.

Luftërat u bënë më kafshërore,

burgjet kundërmonin

më shumë sesa më parë.

Më duket se në pushtet erdhën majmunët.

 

(Përktheu Salajdin Salihu. Marrë nga revista “Akademia”©)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka njoftuar se…