Italianët do të zbatojnë këto dy masa derisa të dalë vaksina

22 prill 2020 | 08:54

Detyrimi për të mbajtur maskë dhe distancë sociale do të vazhdojë, me disa modifikime, derisa të ketë një vaksinë ose një kurë efektive. Kështu është shprehur kryeministri italian, Giuseppe Conte, në raportin e tij në Senat.

Kryeministri ka përfshirë këto dy masa në një listë prej pesë pikash, që përmbledh planin e reagimit shëndetësor të përgatitur nga qeveria.

Lista përfshin gjithashtu forcimin e shërbimeve parandaluese për të shmangur përhapjen sërish të virusit, siç mund të jetë shpërthimi i Covid-19 në qendrat shëndetësore për të moshuarit; identifikimin e strukturave të dedikuara ekskluzivisht për trajtimin e Covid-19, për të zvogëluar rrezikun e infektimit të stafit mjekësore dhe pacientëve; një plan hetimi epidemiologjik bazuar në testet serologjike; dhe aplikacioni i që njofton për rastet e atyre që e kanë kaluar virusin ose janë të infektuar, që do të shkarkohet “vetëm me vullnet” dhe nuk do të sjellë pasoja ose kufizime për ata që nuk duan ta përdorin atë.

Conte tha se, “kthimi në normalitet, megjithëse me gradualitetin e nevojshëm, është nevoja e të gjithëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit i qeverisë në detyrë, Lumir…