Ndryshimet politike që po ndodhin në Kosovë i konvenojnë Serbisë

22 prill 2020 | 09:01

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se, edhe në rast se nënshkruhet ndonjë marrëveshje me Serbinë, ajo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që i kemi me të. “Një gjë duhet ta kemi të qartë, ne nuk do ta zgjidhim komplet problemin me Serbinë në momentin që do të nënshkruhet marrëveshja. Pa marrë parasysh rrethanat, ne do të vazhdojmë të kemi probleme me të”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Çfarëdolloj marrëveshje që mund të nënshkruhet në këtë periudhë kohore, e cila aludohet që duhet të bëhet brenda vitit, nuk mund t’i mbulojë të gjitha problemet që i kemi me Serbinë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë që në situatën në të cilën ndodhemi, fajtor nuk është ShBA-ja, por problemi qëndron te politika e Kosovës. “Sikur ne t’i kemi parimet e qarta se cili do të jetë roli i partive politike në raport me dialogun, cilat janë kërkesat dhe platformat në raport me dialogun, do të ishte më ndryshe. Presidenti Trump besoj që e ka dëshirën dhe vullnetin maksimalisht, që kjo çështje të përmbyllet, edhe pse ai s’ka kohë të merret në veçanti me Kosovën. Nuk mund ta ketë komplet idenë që në momentin e nënshkrimit përfundon çdo gjë”, ka shprehur mendimin ajo.

Sipas Kusari-Lilës, ndryshimet politike që po ndodhin në Kosovë nuk i konvenojnë askujt më shumë se Serbisë. “Zgjidhja është të vazhdohet kjo qeveri në detyrë derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të cilat do të jenë, me gjasë, në verë të këtij viti”, ka bërë me dije ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Ministri në detyrë i…