Shefi i pikës doganore në Vermicë, në gjendje të rëndë nga virusi “Korona”

22 prill 2020 | 09:59

Një oficer doganor, nga pika kufitare e Vermicës në Prizren, është në gjendje të rëndë shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi. Ai është i shtrirë në Klinikën Infektive dhe po trajtohet, por gjendja e tij nuk është e mirë. Për të, për Klan Kosova, ka folur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci. “Fatkeqësisht, një prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus, respektivisht është shefi i asaj pike”, ka thënë Stavileci.

Stavileci ka treguar se nëpër pikat doganore po punohet si zakonisht, pasi është e obligueshme funksionimi i tyre edhe në këtë kohë. “Masa shtesë janë marrë dhe janë shpërndarë pajisje mbrojtëse në drejtori dhe është bërë dezinfektimi i hapësirave punuese”, ka treguar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologia Vera Berisha Ndrejaj ka lutur qytetarët e Republikës së…