Milano si Nju Jorku, varr masiv për viktimat nga Covid-19

22 prill 2020 | 10:37

Parcela 87 në varrezat e Milanos në Musocco do të mbahet mend si një varr masiv për viktimat e periudhës së izolimit të qytetit si pasojë e pandemisë së Covid-19. Në këtë vend prehen trupat e dhjetëra njerëzve që humbën jetën nga koronavirusi dhe që nuk u tërhoqën nga familjarë, kjo për arsye të masave shtrënguese të lëvizje apo edhe sepse viktimat nuk kishin njeri tjetër të afërm.

Në këtë parcelë të varrezave nuk do të ketë monument funebër. Do të vendosen disa kryqe të njëjtë dhe ajo do të kthehet në një lëndinë për të paktën 2 vjet nga varrimi i fundit. Ky është urdhri i Komunës së Milanos, për të cilën viktimat e Covid-19 janë të gjitha njësoj. “Kemi humbur shumë bij të Milanos”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Është një situatë që ngjason me Nju Jorkun dhe kjo është një zgjidhje e detyrueshme për metropolet e mëdha për të pasur varre masive në situata të ngjashme. Edhe në kryeqytetin amerikan, administrata e udhëhequr nga Bill de Blasio vendosi në ishullin Hart trupat e dhjetëra personave të vdekur nga koronavirusi të cilët nuk u tërhoqën nga familjarët. Pamje që përlotën një botë të tërë.

Por Milano nuk është Nju Jorku, menjëherë me të përfunduar faza e izolimit, të afërmit e viktimave mund të shkojnë dhe të pretendojnë tërheqjen e trupit. Mund ta transportojnë atë në qytetin e lindjes apo ta zhvendosin në një tjetër varrezë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa maune të Kosovës dje kanë hasur në pengesa në…