Arrestohet djali që fyeu gruan e dhunuar pasi ajo e kritikoi Kurtin

22 prill 2020 | 11:10

Policia ka arrestuar në Drenas personin i cili dyshohet se në një portal informativ ka komentuar me fjalë fyese ndaj një gruaje të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Për këtë arrestim ka raportuar, në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës, e cila ka treguar se i dyshuari është arrestuar të martën në Drenas. “Me datën 21.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.

I dyshuari në një koment që kishte bërë në një portal informativ në “Facebook” e kishte quajtur prostitutë një të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, vetëm pse ajo e kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka udhëzuar përmbaruesit…